Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në Shkodër.
Sipas burimeve një person ka ndërruar jetë, pasi është vrarë me armë zjarri në banesë.
Autori është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e viktimes rreth 50 vjeç dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima është Petrit Vuksani, i cili prej një muaji ishte kthyer nga Anglia.