Gjatë një aksioni veri të Londrës oficerët e policisë u përballën me shqiptarin i cili iu hodhi acid 11 oficerëve për ti shpëtuar arrestimit.
Oficerët e MET ranë në kontakt me një substancë gërryese në Barnet, më 23 shtator.
Armando Gjyla, 32 vjeç, banues në Southgate, akuzohet për hedhjen e acidit me qëllim dëmtimin e rëndë trupor. Z. Gjyla është akuzuar gjithashtu për shitje të lëndëve narkotike kanabis. Një 21-vjeçar i cili u arrestua gjatë operacionit gjithashtu ra në kontakt me substancën dhe mbetet në spital për trajtim, tha policia cituar nga BBC.
Të mërkurën pasdite, Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë duke shpjeguar se oficerët ishin dërguar në spital pas sulmit me acid por askush prej tyre nuk rrezikonte jetën. Së bashku me dhjetë oficerët katër të tjerë që ishin në vendin e ngjarjes u dërguan në spital për mjekim.
Gjatë bastisjes ‘një numër burrash u arrestuan nën dyshimin e veprave penale të drogës’ por nuk u konfirmua numri i saktë i arrestimeve.