Një 32-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Viktima është Fatjon Garxenaj.
Sipas medieve vendase 32-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti me parashutën e tij.
Garxenaj jetonte në Faenza me partneren e tij, ndërsa ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet.