Autoritetet përgjegjëse për burgjet në Britaninë e Madhe kanë dërguar gabimisht në gjykatë një shtetas shqiptar për shkak se kishte emër të ngjashëm me një trafikant droge.
Kanë qenë Pashk Marku dhe Besart Qefalia ata që do të dënoheshin për prodhim kanabisi në Worcester, ndërkohë që seanca është shtyrë për shkak të pezullimit prej pandemisë Covid-19.
Marku, 36 vjeç, pa vendbanim fiks dhe Qelia, 34 vjeç, gjithashtu pa vendbanim fiks, ishin deklaruar tashmë fajtor për akuzën e prodhimit të kanabisit. Personeli i burgut solli një njeri të gabuar për t’u përballur me akuzën, sepse ai kishte një emër shqip me tingëllim të ngjashëm.
Pas shumë diskutimeve mes gjyqtarit dhe oficerit të burgut, dolën në përfundim që personat e paraqitur nuk ishin trafikantët që pritej të dënoheshin. Ushtrimi i dënimit do të duhej të shtyhej për mungesë kohore për të gjetur personin e saktë.
Gjithashtu u zbulua se gjykata kishte vendosur përpara mbiemrin e shqiptarit tjetër përpara emrit duke e regjistruar atë si Marku Pashk, kur emri i tij i vërtetë është Pashk Marku.
Gjykata iu dha leje për të ndryshuar aktakuzën, duke ndërruar emrat, gjë që u bë para se të mbaronte seanca.
Seanca e dënimit u shty për 22 mars për të lejuar përgatitjen e raporteve, teksa Marku është caktuar në paraburgim.