Moderatorja Ori Nebiaj duket se e ka marrë vendimin. Pasi demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes, Nebiaj duket se do të zërë vendin në ulësen e saj në Parlament.
Burime të sigurta për Gazetën DRITA konfirmojnë se Nebiaj ka zgjedhur të lerë detyrën si moderatore për t’ju bashkuar politikës.
Mandati i Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.
Ndërkohë sot në mbrëmje Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel./ GazetaDRITA.al