Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro, i ka përcjellë mesazhin e fundit elektoratit para heshtjes zgjedhore.
Nisur nga sondazhet e kompanive serioze që e nxjerrin fitues, Duro nënvizon se projekti i tij “Devolli 2023-2024” që ka marrë mbështetje nga kryeministri Rama, do të sjellë një kapitull të ri për krahinën.
I bindur në fitore, Duro tregohet falenderues jo veç me përkrahësit por edhe me kritikët.
Postimi i plotë
Motra dhe vëllezër devollinj,
Në përmbyllje të fushatës elektorale, dua të falënderoj dhe shpreh mirënjohjen e përzemërt për secilin devolli për çdo vlerësim, kritikë apo sugjerim të cilat padyshim na kanë bërë të kuptojmë më mirë problemet dhe gjetur bashkë zgjidhjet.
Mbetet nderi më i madh i jetës sime të jem i zgjedhuri dhe përfaqësuesi juaj për të shërbyer në krye të Bashkisë Devoll, institucionit që duhet të mbetet nën shërbimin tuaj dhe jo të bandave.
Mbetet nderi më i madh i jetës sime të kem punuar me ju dhe për ju për të bërë aq sa mundemi brenda të gjitha mundësive.
Mbetet nderi më i madh i jetës sime të kem mbajtur këtë detyrë në kohën e betejave të mëdha kur përballuam borxhet e vjetra që kishin falimentuar bashkinë, lëkundjet sizmike që dëmtuan dhjetëra familje, pandemia që izoloi popullatën, lufta në Ukrainë që pasoi me rritje faturash në gjithë botën.
Ne ja dolëm sepse ishim bashkë, besuam tek njëri-tjetri dhe përmbyllëm me dinjtet çdo sfidë.
Të dashur devollinj,
Të dielën vendoset jo thjesht për 1 individ apo force politike, por për të sotmen, të nesërmen dhe të ardhmen e krahinës sonë.
Unë Eduard Duro, kam 1 program “Devolli 2023-2027” dhe kam shtruar të gjithë rrugën për ta zbatuar me mbështetje të drejtpërdrejtë të qeverisë “Rama”.
Jemi shumë që e duam ndryshimin dhe mbetemi po aq shumë që do e zgjedhim më 14 maj.
Ju pres të dielën për të vazhduar rrugëtimin tonë, #VETËMPËRPARA, për
DEVOLLINQËDUAM🌹
DEVOLLINQËNUKNDALET🫶🏻