Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi u kapën me 20 kg kokainë që arrinte vlerën e 1.6 milionë stërlinave, si dhe £25,000 para ‘cash’.
Sipas raportimit të medieve të huaja, droga u gjet në një apartament në Rotherhithe në juglindje të Londrës. Vidiol Murataj, 43 vjeç dhe Fatjon Nakaj, 31 vjeç janë dy shqiptarët e arrestruar, pasi akuzohen për trafik droge.
Gjatë kontrollit në apartament, policia angleze gjeti dhe sekuestroi kokainën, e cila nëse do të shitej, do të arrinte vlerën prej 1.6 milionë paund.