Ku do të të jetë e ardhmja e Lionel Messi, kjo është pyetja që po i mundon të gjithës pas kërkesës që i ka bërë ylli argjentinas, klubit të tij Barcelona për t’u larguar pas plot 20 vitesh ku ka mbajtur veshur ngjyrat blaugrana.
Me Messin që synon të largohet me 0 euro në bazë të një klauzole që ekziston në kontratën e tij dhe Barcelonën që do të bëjë çmos për të mos e lejuar pasi synon të përfitojë miliona nga shitja e tij, klubet që mund t’ia lejojnë vetes të firmosin me 6-herë fituesin e Topit të Artë janë disa.
Në pole-position qëndron Manchester City i Pep Guardiolës që i ka mundësitë ekonomike për t’i ofruar Messit një kontratë afatgjatë me një pagë faraonike si te Barcelona, madje City është një ndër të vetmet skuadra që mund të paguajë një shumë të konsiderueshme edhe për kartonin e Leos.
Sipas mediave italiane që Messi t’i bashkohet ish-trajnerit të tij Guardiola te Citiziens dhe mikut të tij të ngushtë Aguero ka 40% shanse.
Menjëherë pas City-t shanset më të mëdha për të firmosur me 33-vjeçarin i ka Interi që e ëndërron prej vitesh afrimin e yllit argjentinas.
Pronarët kineze të zikaltërve kanë kërkuar mbështetje nga sponsorë të ndryshëm por edhe nga shteti kinez për të bërë këtë goditje të bujshme në merkato që do kishte efekte të jashtëzakonshme jo vetëm për Interin edhe për Kinën si shtet pasi emri i Messit mund të përdoret në fushata të shumta marketingu.
Gjithsesi zikaltrit do ta tentojë një goditje të tillë nëse Leo do të largohet nga Barcelona me parametër zero dhe jo duke paguar 700 milionë euro, siç thuhet në kontratën e tij.
Diçka që e bën më të besueshëm një kalim të mundshëm të tij te skuadra e Antonio Contes ka të bëjë me faktin që Messi dhe babai i tij kanë blerë shtëpi në Milano shumë afër selisë së Interit ndërsa edhe taksat kanë lehtësira më të mëdha në Itali se në shtetet e tjera.
Interi ka 20% shanse për të firmosur me Messin po aq sa edhe Paris Saint Germain që dëshiron tia bashkangjisë dyshes Mbappe-Neymar për të fituar Champions Leaguen.
Një tentativë për të mund të bëjë edhe Manchester United që ka 10% shanse, ndërsa 5% shanse ka Reali i Madridit ashtu si dhe një kalim i mundshëm i Messit në Major League Soccer. Ndërkohë shanse të vogla mund të kenë edhe Juventusi e Chelsea që mund të futen papritur në garë.