Monika Kryemadhi ka hapur një rubrikë në rrjetin social Instagram ku përzgjedh pyetjet e publikut për t’u përgjigjur.
Një qytetar i shkruan kryetares së LSI-së se “Doni të vini në pushtet që të vidhni akoma?”.
Kryemadhi ka kërkuar që të mos përgjithësohet fenomeni i vjedhjes në politikë.
Ajo shprehet se e vetmja gjë që ka vjedhur është “zemra e Ilir Metës”.
“Nuk e di për cilin e ke që flet në numrin shumës, por unë veç zemrën e Metës kam vjedhur”, shfajsohet Kryemadhi.