Teksa e shohin shqetësuese faktin që të rinjtë në fushën e artit nuk pereferojnë të qëndrojnë në vendlindje, Parodistët e Vlorës në emisionim N’kohë me gazetarin Ermal Qori, kanë folur për vëllezëri Veshaj:
“Unë kam qenë sebep që dërgum Veshajt në Tiranë, ata ishin të rinjë fare të panjohur, Agron Llaka i formoi”- Tha Afrimi
Katër karaktere të ndryshme, me mision tëpërbashkët, për një buzëqeshje.
Parodistëve të Vlorës, të njohur ndryshe si humoristët e qytetit bregdetar, nuk i shterojnë energjitë as tani, kur nuk janë më katër.
-40 vite në skenë, vij dhe ju gjej prapë në Teatër?
“ Ka një sekret, e para është dashuria për punën, respekti për veten tënde, pastaj rezultatet janë të padiskutueshme”- U përgjigj Agroni.
Shumë pak mund të mos i mbajnë mend materialet humoristike të tyre, sidomos netët e gjata të festave të fundvitit që nuk mund të kalonin pa buzëqeshjet e dhuruara nga parodit e grupit.
Por çfarë mendimi kanë Parodistët e Vlorës për cilësinë e humorit sot në televizionet Shqiptare?
“Të japësh shfaqje çdo javë është tepër e vështirë, por ata natyrisht që do çedojnë e do të shkasin sepse do të japësh shfaqje çdo javë, por ata për mua janë heronjë.” U shpreh Afrimi.
Për Parodistët e Vlorës nuk ka patur asnjë propozim për të qenë pjesë e një show televiziv humoristik.
“Svaret nga ne kjo, nuk është se neve na i kanë propozuar diçka të tillë edhe pse është interesante si ide”- U shprehën ata.
Ndiqni intervistën e plotë
në linkun bashkngjitur
https://youtu.be/zn6mLopWFIo