Gazetari Mero Baze ka treguar se ish-këshilltarja e Lulzim Bashës, Desada Metaj, është kërcënuar nga persona të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në shkrimin e tij të botuar në “Gazeta Tema”, Baze nuk zbulon emra, por jep detaje nga kërcëimet që i janë bërë Metajt.
Ndër të të tjera, ai shton se sjellje të tilla priten nga ish-kryeministri dhe se Partia Demokratike do të përballet me një valë dhunuesish.
“ Sot ish- këshilltarja e shtypit e Lulzim Bashës, Desada Metaj është kërcënuar fizikisht nga njeriu më i afërt i Sali Berishës, duke ju trimëruar se mund të shkonte ta gjente aty ku ishte dhe ta zhdukte.
Shtoi kësaj dhe fjalorin e një banditi kur kërcënon një femër, dhe ti i kupton mirë tani prioritetet që ka Sali Berisha në Partinë Demokratike.
Nuk di nëse Prokuroria do merret me ketë çështje, por PD pa diskutim qe do përballet me ketë vale dhunuesish.
Duke u ndjerë i pasigurtë, ai tani do të shtyjë në kohë ballafaqimin me grupin parlamentar dhe do të krijojë klimë terrori mbi gjithë ish- mbështetësit e Lulzim Bashës, duke i dhënë selisë së PD trajtën e një reparti ushtarak, që mbrohet nga bandat e tij”, shkruan Mero Baze.