Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë, teksa kryen detyrën e tij.
Një mesazh ka mbëritur në telefonin e Ismailit, duke i vënë në dukje atij se: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërisht do të vemë bombëm. Mbaje mend këtë që po të themi…”.
Sipas gazetarit Elton Qyno, ky kërcënim me jëtë me anën e telefonit është bërë pak ditë më parë dhe se tashmë prokuroria e Tiranës dhe policia e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore.
Dyshimet e para janë se Agim Ismaili, mund të jetë kërcënuar nga anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime vijnë për shkak se disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në rregjimin e posaccëm të izolimit “41 Bis”.
Çështja po ndiqet nga një prokuror në Tiranë, ndërsa është bërë identifikimi i numrit të telefonit.