Një ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehur këto ditë nga Policia e Shtetit.
Në media është raportuar se djemtë e deputetit Tom Doshi, kanë përdorur dhunë të fortë fizike kundër njërit nga moderatorët e njohur të ekranit, E. Popi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në festën e ditëlindjes së Sara Hoxhës, tek hotel Plaza para 4-5 ditësh. Shkaqet nuk janë të njohura, por djemtë e Doshit njihen për sjellje të dhunshme në grup.
Kanë qenë prindërit e të përfshirëve në sherr ata që kanë ndërhyrë për të mbajtur larg policinë, e cila sipas raportimeve mediatike nuk ka ndërhyrë, megjithëse ka marrë informacion për ngjarjen.
Ende nuk dihen detaje dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ky konflikt.
Sara Hoxha, festoi 25 vjetorin e lindjes, ku motra e saj e uroi publikisht duke ndarë në InstaStory momente të veçanta me motrën e saj.