Është hera e dytë që banesa e Arben Çepeles në Roskovec të Fierit tentohet të grabitet.
Raportohet se 65-vjeçari ka djalin në Angli dhe me sa duket ky informacion iu ka shkuar dhe autorëve, që kanë tentuar mbrëmjen e sotme të grabisin banesën e tij, por pa sukses, teksa kanë lënë të plagosur kushëririn e tij 40-vjeçar.
Mësohet se pronari i shtëpisë, 65-vjeçari Arben Çepele ka qenë në lokalin e 40-vjeçarit kur nga kamerat e sigurisë të vendosura në banesën e tij dhe të kontrolluara nga telefoni ka parë rastësisht disa persona rreth shtëpisë.
Ai është çuar menjëherë dhe së bashku me kushëririn janë përballur me grabitësit që kanë qenë 3-4 persona.