Nga Ermal Mulosmani
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Berishës, sot do t’i kërkoja babait tim të jepte dorëheqje përfundimtare nga Partia Demokratike.
Sfida me SHBA-në është donkishoteske.
Vendimi i Britanisë së Madhe, e me shumë gjasa edhe Gjermanisë, (ka dhënë shenja të hapura) do ta kthejë betejën opozitare në një luftë me mullinjtë e erës.
Do të nxjerrin çdo muaj nga një shtet që do të etiketojë kriminel e të korruptuar. Nuk ka rëndësi fare edhe sikur të kesh 1 milionë shqiptarë pas vetes.
Është një betejë e humbur. As fakti që sulmi ndaj teje, ba, në këto përmasa, është i pamerituar nuk ka rëndësi.
Sidomos kur e krahaso me bëmat e qeveritarëve të sotëm.Ti sot je në shënjestër të shtetit më të fuqishëm të botës.
Të tjerët do ta ndjekin atë shtet qoftë edhe për konjukturë politike. Partia Demokratike e ka të pamundur të ndahet nga ti, vetëm ti mundet të ndash veten nga PD.
Ti e fitove betejën tënde. U tregove atyre langaraqërve që ke 600 mijë shqiptarë pas vetes dhe nuk je një plak i vetmuar e braktisur.
Plus hoqe nga Kryetar një të paaftë që ua kishe vu në krye demokratëve. Kaq mund të bësh, nuk është pak.
Tani duhet t’i transferosh ata shqiptarë te një udhëheqje e re, pa barrën e “nongratës dhe të qeverisjes së kaluar.
Le të krijojnë një bord 5 anëtarësh që ta çojë PD-në në zgjedhje lokale e menjëherë pas tyre të shpallin zgejdhjet për Kryetar.
Ndarja me të kaluarën duhet të bëhet e prerë dhe e plotë. Kandidatët për Kryetar duhet të jenë të moshës 35-45 vjecc, pa komplekse nga e shkuara.
Asnjë ish ministër apo funksionar i qeverisjes së para 2013-ës. Një opozitë e tillë do të kishte të ardhme.Përndryshe, aleati më i madh i Ramës je ti babi.
Ne do përpiqemi të jetojmë jetën tonë pa pushtetin tënd. Do t’i dalim zot vetes dhe ty në rast se do jetë nevoja.
E njëjta logjikë edhe për PD-në. Fundja kaq ta kemi borxh. Ti ke qenë gjithçka për ne…A po t’i them me dhimbje këto fjalë?
Thika në zemër i kam secilën prej tyre. Por rruga e nisur është drejt greminës. Le të pushojmë pak…