Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit për nismën e “Open Ballkan”.
“Për shkak të situatës së vazhdueshme politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale. Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin në Beograd” tha një zëdhënës i Zoran Zaev.
Pas humbjes së zgjedhjeve lokale, ai dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit.
Samiti pritet të mbahet në Serbi në datat 3 dhe 4 nëntor, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
November 1, 2021
Dha dorëheqjen pas humbjes: Zaev “braktis” Ramën dhe Vuçiçin, anulon pjesëmarrjen për “Open Ballkan” në Serbi
by gazetadrita