Në një operacion të policisë maqedonase janë zbuluar 3.000 rrënjë kanabis, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.
Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhokolli ka mohuar që dhëndri i tij të jetë arrestuar në Ohër në një fabirkë kanabisi.
Për “Fax news” ai tha se lajmi nuk është i vërtetë dhe se dhëndri i tij nuk është arresyuar siç thonë mediat.
“Jo nuk është e vërtetë, dhëndri im nuk është arrestuar”, është shprehur shkurtimisht Xhakolli.
Kujtojmë që mediat maqedonase raportuan se një fabrikë kanabisi ishte zbuluar në Maqedoninë e Veriut dhe se 10 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe dhërdri i krytetaritqë dyshohet se ishte edhe pronari i fabrikës.