Mediat britanike kanë publikuar detaje të reja rreth vdekjes tragjike të 33 vjecarit Gojart Kaci në Angli vitin e kaluar. I riu kishte qene duke vizituar të afërmit e tij në Enfield.
Mëngjesin e 15 gushtit, ai ishte ngjitur pa bluze dhe pa këpucë në 6 metra lartësi e ishte hedhur.
E gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë. Policia zbuloi se një natë përpara kishte ngrënë darkë me kushëririn dhe të fejuarën e tij në apartamentin e këtyre të fundit.
Ai kishte folur me të ëmën të ciëls I thoshte vazhdimisht “ata duan të më vrasin. Kushëriri tha se 33 vjecari kishte folur me të ëmën deri pas orës 1 të natës dhe pastaj kishte dalë në 4 të mëngjesit për të mos u kthyer më kurrë.
Të afërmit thonë se I riu nuk ka pasur ndonjë sëmundje mendore.
Sipas mjekur ligjor, nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse i riu u vetëvra apo jo. “Ra nga një lartësi e madhe.
Nuk ka asnjë shpjegim për veprimet e tij të cilat janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Arsyet e rënies nuk I kuptojmë, nuk e dime përse duhet ta bënte një gjë të tillë, thonë burime policore.
February 19, 2021
DETAJET/ “Mami, duan të më vrasin”, fjalët e fundit të shqiptarit që vdiq në mënyrë të mistershme në Britani
by gazetadrita