Pas 45 ditësh të mbajtur peng nga piratët në Nigeri, është liruar ekuipazhi i anijes “Stevia”.
Mësohet se dy marinarët shqiptarë dhe 6 marinarë ukrainas janë liruar pasi kanë paguar shuma të kosderueshme parash, si kusht për t’u liruar nga piratët.
Pas shumë vështirësive të kaluara për më shumë se një muaj, ekuipazhi ka qëndruar në një spital në Nigeri.
Marinarët Ndoj Shytani dhe Mark Shytani, babë e bir, 55 dhe 26 vjeç, nga Shkodra, tashmë janë nisur drejt Shqipërisë.
Anija ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos, ku ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen dhe kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes.