Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin që i mori jetën tre personave mbrëmjen e djeshme në Kodër Kashar.
Sipas News24, viktimat janë vëllezërit Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec banues në Kashar dhe personi i tretë është Dashamir Dema, 39 vjeç, i cili ishte i afërm i vëllezërve Sula.
Dy vellezërit raportohet se vdiqën në vend, ndërsa 39-vjecari Dema ndërroi jetën në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 27-vjeçari i është nënshtruar dhe analizave të gjakut për të parë nëse ka konsumuar alkool.
Kujtojmë që aksidenti ndodhi rreth orës 23:30, kur për shkak të masave antioCovid nuk lejohet qarkullimi i mjeteve.