Një delegacion prej 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare.
Në një video ku shihet se darka zyrtare e kabinetit të qeverisë shqiptare, i ka bashkuar ministrin Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”.
Burime nga qeveria bëjnë me dije se anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.
I ftuari i Alabbar ka qenë edhe biznesmeni Mane dhe darka ka bashkuar miliarderin me Ahmetajn, Maznikun, Ballukun, Fugën dhe zyrtarët e tjerë shqiptarë. Sheiku Mohamed Ali Alabbar është personi që do të investojë në Shqipëri.