Nga Ilir Metaj
Mbase do marr inatin e ndonjë prindi, por po e them: Ju lutem, mjaft publikuat ditë për ditë foto të fëmijëve tuaj, sidomos minorenë.
Nuk e kam fjalën për një moment gëzimi apo festimi që shumëfishohet kur ndahet më miq.
E kam fjalën për prindër që publikojnë orë e minutë, çdo ditë foto të fëmijëve të tyre të porsalindur apo minorenë, ku ndodhen, çfarë bëjnë(“po u bëjnë”, më saktë).
1.Fëmijët,sidomos minorenët,kanë të domosdoshme sigurinë dhe privatësinë, që fotot e tyre mos të përfundojnë në duar pedofilësh apo njerëzish të gabuar, sikurse ndodh në fakt me 70% të tyre ( sipas statistikave të studimeve).
2. Prindër narçizistë që për vëmendje(të supozuar) nëpër rrjete sociale, përdorin fotot e fëmijës së tyre, në fakt janë duke ndikuar në prishjen e rolit edukues dhe sigurisë së familjes. Për fat të keq, jetojmë në kohë ku rreziku i abuzimit fizik dhe rreziqeve të natyrave të tjera, sidomos ndaj fëmijëve, është i lartë. Ju lutem mjaft me vanitetin!
Nuk u duket se po e ekzagjeroni duke publikuar përditë foto të fëmijës, që nga testi i shtatëzanisë, tek ekografia, i porsalindur, me çfarë e ushqeni në çdo vakt, kur bën çiçin, ku ndodhet në çdo orë të ditës, ku luan, çfarë i vishni…
A jeni të sugurtë që kur të rritet aq sa të kuptojë, fëmija juaj do jetë dakord me përdorimin dhe vizibilitetin që i keni dhënë?
Tek e fundi fëmijët kanë të drejtat e tyre (njerëz edhe ata) dhe veçoritë e të qenit unik! Mjaft me keqpërdorime vanitoze e mendjelehtësi ekstreme. Ata janë fëmijët. Mos u bëni ju,më fëmijë se fëmijët. #GazetaDRITA #DRITA