Deputeti socialist Petro Koçi ka kritikuar “Bordin e Transparencës”, apo të quajtur ndryshe nga shumë qytetarë si “Bordi i Kastratit”.
Sot që çmimet në bursën ndërkombëtare janë ulur, bordi ende nuk është mbledhur për të vendosur çmime të reja, praktikë kjo që nuk ndiqet kur çmimet rriten.
“Keta oligarket e karburanteve i ngrene cmimet pa frena fare brenda pak sekondave pas rritjes se cmimit ne tregun nderkombetar. Ndersa kur cmimi ulet ne ate treg keta presin ca dite per ta marre vesh. Pasi e marrin vesh e ulin me shume frena”, shkruan Petro Koçi.