Nga Dashnor Sula
Qytetarët nuk i ‘ngop’ dot me propagandë z.kryeministër!
Ka një tipar që i dallon më së shumti burrat e shtetit në mënyrën si qeverisin vendin dhe qytetarët e tyre! Menaxhimi i krizave!Fatkeqësisht Shqipëria nuk e ka një shtetar të tillë!
Edhe pse po e lëmë dimrin pas, shqiptarët po futen në një stinë të acartë me buxhetet e tyre familjare!
Të gjithë po përballen me rritje të frikshme të çmimeve të shportës, karburanteve, transportit!
Si demokrat, si opozitar, si qytetar do të bëj gjithçka kam në dorë për të ushtruar presion pozitiv tek qeveria dhe çdo institucion që mund ta ndalojë këtë rritje çmimesh.
Përgjegjësia të takon ty të parit z.kryeministër.
Sot në vend të propagandës në marketet e boshatisura, prisja që të silleshit me maturinë dhe lartësinë e detyrës sepse qytetarët kanë vërtet nevojë!
Sot ka nevojë për zgjidhje konkrete!
Pas pak, ju njoh me realitetin e shqiptarëve!