Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj makina mëngjesin e së dielës para banesës së saj në Devoll, ka kërkuar ndihmën e shtetit, pasi thotë se ngjarja ka lidhje me një konflikt të vjetër.
Arapi është shprehur se 4 vite më parë është konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati, i cili aktualisht është deputet i Partisë Demokratike.
Ajo theksoi se konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.
E reja deklaroi se në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant, ashtu si herën e kaluar kur iu dogj makina për herë të parë.
Ajo kërkoi nga policia që të merren masa, pasi edhe herën e parë kur automjeti i saj u përfshi nga flakët, e konsideroi ngjarjen aksidentale.
Dëshima:
I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është cudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.