Zëdhënësja e Foltores së Berishës, Floriana Garo ka reaguar në lidhje me pretendimet e një delegateje se firma e saj ishte falsifikuar pasi nuk kishte plotësuar formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.
Garo thotë se nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista.
Ndër të tjera, thekson se cdo njeri mund të bëjë transparencë të plotë për formularët e depozituar në zyrën e kryetarit të këshillit kombëtar të PD.
Postimi i Garos:
Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane.
Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit.
Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre.
Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.
Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!
Mbrëmjen e kaluar delegatja e PD-së, Freskida Rapo në lidhje live për emisionin Open tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur në Foltoren e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.