Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë deklaratës për media jashtë ambienteve të stadiumit Air Albania denoncimet e bëra një ditë më parë jashtë spitalit Infektiv. Ndalur tek zonja që kishte humbur sendet e të atit, Rama u shpreh se ajo nuk kishte ndjekur procedurën dhe në momentin kur ka dorëzuar kartën e identitetit i ka marrë mbrapsht ato.
Ndërkohë ndalur tek rasti i babait të dy vajzave që pretendonin se i ati është lënë pranë derës në të ftohtë dhe pa shërbim, Rama u shpreh se e kupton dhimbjen e tyre por kjo nuk është arsye për të bërë propagandë.
““Në fjalët që thuhen ka edhe shume broçkulla. Këtu ka liri fjale, por ajo që po ndodh është insistimi për të skandalizuar publikun.
Një zonjë pretendonte që as rrobat e të vdekurit nuk i marrin. E vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete. Njerëzve iu dha një informacion gjysmak si për ato që kishin humbur babanë. Informacioni nuk kishte asnjë të vërtetë. Ju lutem shumë është ndjeshmëri e lartë, Natyrisht që rastet e abuzuesve dhe batakçinjve si ato që shkuan pas hekurave, nuk mjaftojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz që bëjnë punë herorike dhe nuk e meritojnë të gozhdohen nga balta. Me respekt për ata që kanë dhimbje.
I mirëkuptoj ata që nga dhimbja fatkeqësinë ia faturojnë mjekëve se atyre që bëjnë propagandë. Ne nuk kemi të drejtën të pretendojmë se punët janë perfektë. Çdo punë ka defekte sepse punë perfekte nuk ka. Ju lutem, njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për t’i dëgjuar të dyja palët dhe jo çdo kush që del te gardhi i Infektivit”, tha Rama.