Korrupsioni në radhët e Policisë Rrugore vijon të shënojë progres pavarësisht masave të ndermarra ndër vite nga strukturat drejtuese.
Së fundmi, një qytetare ka denoncuar një efektiv i cili sipas denoncueses i ka kërkuar rryshfet në këmbim të gjobës.
Së fundmi, Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e 2021 për Shqipërinë dha alarmin për nivelin e korrupsionit në vend duke theksuar së është i përhapur në të gjitha qelizat institucionale.
Portali JOQ ka publikuar denoncimin e plotë të qytetares.
“Pështëndetje JOQ,
Doja të ndaja me audiencën tuaj pyetjen: Çfarë kafe do mbreti?
Do doja shumë të jetoja në vendin tim dhe të investoja ëndrrat e mia dhe të fëmijëve të mij. Por realisht gjithnjë është bërë edhe më e pamundur të inkurajohesh. Polici në fjalë Edmond Huna mban një uniformë të respektuar por fatkeqësisht nuk e përfaqëson dot me integritet, dinjitet, profesionalizëm ashtu siç do duhej. Mëngjesin e sotëm ndaloi familjen tonë dhe një nga vajzat në sedilen e pasme nuk kishte rripin e sigurimit (gabimi ynë). Për këtë shkelje tonën tha: “Gjoba është 100 mijë lekë, fletën apo kafen e mbretit, atë që as ai s’i thotë jo?”. Shtangëm pasi menduam se këto metoda korruptive kishin vite që nuk funksiononin më, të paktën kaq hapur në mes të Tiranës. Si “kafen e mbretit”? – e pyetëm të çuditur. Asgjë tha, lereni fare dhe vijoi me plotësimin e gjobës të cilën natyrisht do ta paguajmë si njerëz të përgjegjshëm”, shkruan qytetarja për JOQ.