Një demokrat u shpreh se PD ndodhet vërtet në udhëkryq dhe nevoja për ndëryrje është imediate. Ai i ka drejtuar një lutje Berishës, duke i kërkuar për një bashkim dhe unifikim të PD-së.
“PD sot ndodhet e përçarë e dëshpëruar, por kurrë e dorëzuar. Ka nevojë urgjente për një riorganizim të ri. Dua tu rikujtoj disa deputetëve që nuk po prononcohen për këtë lëvizje se në pozicionet që kanë kanë arritur nga votat e demokratëve. Ju lutem doktor, vazhdoni dhe unifikojeni PD që ta çoni atë drejt një fitoreje. Koha ju thirri të dilni në skenë, kryejeni këtë mision dhe emri juaj do shkruhet me gëra të arta në historinë e pluralizmit shqiptar”, u shpreh demokrati.
Një tjetër mbështetës i Berishës është shprehur se Basha nuk e ka vlerësuar sakrificën e demokratëve në çadër dhe protestat para Kuvendit, ndërsa ka vlerësuar ish kryeministrin dhe ka ngritur një dolli për të.
“Basha haram e paç mundin tim në çadër që u plevitosa dhe para parlamentit që u helmuam. Zoti Basha hiqe këmborën se nuk e tund dot. Kam një dolli për doktor Berishën. Doktor një dolli për ty se ti nuk je një politikan shëmbullor sepse je një baba shembullor, një burrë shembullor dhe po e pi këtë dolli sepse princesha jote e di që burrat nuk mbajnë fasoletë por shami”, tha demokrati.