Intervista e Fatos Nanos ka shkaktuar mjaft zhurmë në qarqet mediatike dhe politike në vend.
Deklaratat ndaj Ilir Metës, Sali Berishës dhe Edi Ramës kanë ngjallur reagime të shumta.
Prej tre ditësh, opinioni publik është ndarë në disa kampe ku ka nga ata që po e sulmojnë egërsisht, siç ka edhe nga ata që janë ngazëllyer nga rishfaqja e tij.
Të fundit që i janë bashkuar korrit të kritikave, janë analistët Nikoll Lesi e Kim Mehmeti.
Lesi ka hapur gazetën me titullin e madh: “Delenxhiu Fatos Nano”.
Më tutje pastaj e quan edhe pusht duke mos u pajtuar me deklaratat e tij..
Pas Lesit, qëndrim kritik ka mbajtur edhe analisti Kim Mehmeti.
“Po e ndiqja atë intervistë copa-copa dhe më la të kuptoj që Fatos Nano është nga të rrallët poltikanë që thotë gjëra absurde, p.sh se rrallë kund në botë opozita akuzohet për keqqeverisjen e qeverisë. Kur dëgjoj emrat e disa politikanëve shqiptarë më kujtohet plehu poltik që kanë prodhuar në 30 vite politika shqiptare dhe që nuk ka kush ta pastrojë.
Kur më përmendet Fatos Nano me kujtohet burrështetasi i mëmëdheut tim që ishte shumë i ëmbël me Presidentin e dikurshëm të Maqedonsië, Branko Cervenkovski, për çfarë unë shkruaja në një koment që unë e përfundoja me konstatimin që nga miqësia e tyre nuk kanë asnjë dobi shqiptarët, por vetëm prodhuesit e ëiskeyt. Kur bëhët fjalë për intervistën e fundit të Nanos, unë mund të them se ai është argat politik që u ka shërbyer të gjithëve”, shprehet Mehmeti, deklaratë të cilën Gazeta “DRITA” e botoi të plotë mbrëmjen e djeshme.