Jamarbër Malltezi, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike dhe lëvizjen që ai ka nisur në bazë.
Malltezi tha se ky përjashtim i Berishës ishte pika e fundit, në vazhdën e vendimeve arbitrate të Lulzim Bashës.
Ai u shpreh me tone mjaft të ashpra, lidhur me mosreagimin e Bashës, pas vizitës së ambasadores Yuri Kim, në PD, çka sipas tij ishte shenjë e kapjes së Bashës.
“Përjashtimi i Berishës, ishte pika e fundit që zhbalancon gjithçka. I ka ngacmuar shumë demokratët.
Me të drejtë, bashkëfolësit vunë në dukje që kishte vite që shkelej statuti.
Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje në forumet e PD për këto shkelje statuti.
Nuk kishim të bënim me demokraci, duhej të kishin reaguar shumë më tepër demokratët, njerëzit e lirë që nuk kanë frikë të thonë të vërtetat.
Fjalimi i fundit ishte i pritshëm, sepse ishin dhënë disa shenja hileqare.
Të vijë ambasadorja të të përdhunojë në seli dhe të mos dalësh, do të thotë se të ka kapur peng.
A të ka kapur në korrupsion, të ka kapur në marrëveshje me Ramen?
Të të përdhunojnë dhe mos dalësh, është një shenjë“, tha ndër të tjera Malltezi.