Gazetarja Fjona Meça, njëkohësisht këshilltare e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar pas deklaratave të këngëtarit të njohur Flori Mumajesi dhe Noizy lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit të famshëm serbo-boshnjak Goran Bregoviç në Korçë, planifikuar në kuadër të Festës së Birrës, raporton gazeta DRITA.
Me nota të forta kritike, Meça shkruan se:
“Foli! Njeriu që ka vjedhur këngë serbe sa ka dashur dhe sot i vlon atdhedashuria si kurrë më parë. Një nga njerëzit më antishqiptar me atë që i ka bërë muzikës, foli! Dishepulli foli! Sun rri pa fol Flori! “, shkruan gazetarja Meçe e cila vijon më tej duke thënë se:
“Nuk revoltohem me shqiptarin por me kete mashtruesin. Nje injorant i cili perdor gjoja artin e tij per te influencuar. Bie dakort me shume njerez por me kete nuk mundem! Nuk futem ne biseda politike pasi nuk kane fund por kur kthehet ne hero ky dhe nje bastard tjeter me emrin Noizy eshte per te vene duart ne koke”, nënvizon Meça. /gazetaDRITA.al/
August 8, 2021
Debati për këngëtarin serb, këshilltarja e Peleshit përplaset me Flori Mumajesin dhe Noizyn: Antishqiptar, bastard dhe injorant, të bëjnë për të vjellë
by gazetadrita