Analisti Agron Gjekmarkaj, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion”, ku mes të tjerave ka komentuar dhe darkën e ministrave në Dubai.
Gjekmarkaj u shpreh se qytetarët krijuan neveri nga luksi në atë darkë, duke shtuar se kishte nga ata komentues që thoshin se ministrat duken si “derra që zhgërryhen”.
“Shohim ujëra të përmbytjeve që nuk menaxhohen nga qeveria. Rama thoshte prapë fajin e ka Saliu, sepse bie më shumë ujë tani tha. Jemi shoqëri që përtypim vetëm propagandë. Mendoj se po bën gjithçka për atmosferë manipulimi. Përbuzja u pa edhe për darkën në Dubai, ku thuhej për ta se janë “derra që zhgërryheshin”, ndër të tjera nga qytetarët.
Basha ka një sjellje europiane në fushatë, e shoh afër të rinjve, afër bizneseve, e shoh aktiv në përmbytje. Mendoj se Basha është në rrugën e duhur. Basha nuk duhet të thotë më që Rama na vodhi votat. Çdo humbje do faturohet mbi ato”, tha Gjekmarkaj.