Një rast skandaloz raportohet në Berat, ku një mësues që rezulton të jetë i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003, është rikthyer si mësues në një nga shkollat 9 vjeçare të qytetit.
Dënoncimi është bërë nga fëmijët e prindërve, të cilët të shqetësuar thonë se 62-vjeçari Ëngjëll Bregu është emëruar mësuës Fizike në shkollën “22 nëntori”.
Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.
Në vitin 2003, kanë qenë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.
Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.
Tashmë ai vazhdon punën.