Nga Edlira Cepani
Sot ne kopshtin zoologjik (ku u riktheva pas nja 15 vitesh mungese) me beri pershtypje qe pertej kushteve mjerane ne te cilat ishin lene te gjorat kafshe (qe eshte bisede me vete) kafazet kishin pervec hekurave nje dopio rrjete qe ishte aq e trashe dhe e papershkrueshme sa mezi dukeshin dhe vete kafshet…mendova se aq te egra ishin kafshet sa ishin detyruar t’i blindonin keshtu…
Degjova tek po ecja qe luani uleriu dhe ishte tejet i acaruar, mendova se ishte tip jo dashamires dhe mendova se ashtu sic iu hakerrye grupit te femijeve qe ishin para meje ashtu do te ndodhte edhe me mua, por nuk ndodhi.
Une kalova dhe ai ishte teresisht i qete… Vijoj rrugen dhe shoh qe te njejten gje beri edhe ujku. Iu hakerrye grupit te cunave (femije rreth 10-12 vjec) para meje, kurse me mua nuk ndodhi.
Pasi une dola ata u rikthyen serish prane ujkut dhe e ndjeva qe ksihte dicka qe nuk shkonte… Ne pamundesi per t’i bere asgje tjeter nga blindimi me tela e kangjella i kafazit, ata po perdornin cakmake, per te nxehur telat dhe per te trembur kafshet duke ua ndezur zjarrin shume prane fytyres. E qeshura e tyre histerike me vuajtjen e kafsheve, te cilat nga ndjenja e rrezikut e humbnim toruan, me frikesoi me shume se cdo me kishte frikesuar nje ujk i lire para meje…
Atehere e kuptova qe blindimi me tela nuk ishte per te mbrojtur njerezit nga kafshet e egra, por per te mbrojtur kafshet nga njerezit…dhe sidomos nga keta lloj femijesh…
Nga ky e pafund raste te keqtrajtimit nga femijet te kafsheve te rruges e te qenieve te pambrojtura, ne te cilat kam asistuar kohet e fundit, kam frike te mendoj SE C’LLOJ FEMIJESH PO RRITEN NE KETE VEND! …