Në fillim të muajit prill të këtij viti, Kastrati Group bleu 60% të aksioneve të Euronews Albania.
Me këtë investim, oligarku shqiptar u bë aksioneri më i madh i filialit të Euronews në Shqipëri, aksione që më parë i
përkisnin biznesmenit shqiptar Theodori Çami.
Por, rreth dy muaj më pas, Euronews Albania e ka ndërprerë kontratën me Kastratin, konfirmojnë burimet pranë
Euronews.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se shkak për këtë vendim ka qenë ndërhyrja e vazhdueshme e
kompanisë private në punët e brendshme të televizionit, përtej asaj që parashikonte marrëveshja e nënshkrar
mes palëve.
Për këtë arsye është parë e udhës që televizioni të ndërpresë menjëherë kontratën.
Shefqet Kastrati është biznesmen i njohur në Shqipëri dhe është përfolur për lidhjet e tij të ngushta me politikën
dhe Kryeministrin Edi Rama.
Kastrati e ka fituar edhe tenderin e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”, rrjedhimisht prej më shumë se tre vitesh
kompania e tij llogaritet se i përfiton miliona në muaj nëpërmjet taksës 5 Euro për një drejtim.
June 7, 2022
Bleu 60% të aksioneve, Euronews ndërpret kontratën me Kastratin pas ndërhyrjeve në lajme
by gazetadrita