Një debat është zhvilluar në emisionin “Open”, mes analistit Andi Bushati dhe ish ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.Bushati këmbënguli se SPAK ka dështuar dhe një provë për këtë është dështimi me dosjen e blerjes së votave në Dibërs.
Pjesë nga debati:
Eni Vasili: Po dridheni nga SPAK?Damian Gjiknuri: Duket gjë sikur u drodha gjatë komunikimit me ju?
Andi Bushati: Damiani s’ka nevojë të dridhet nga SPAK, por ka të drejtë të tallet!
Damian Gjiknuri: Pse?Andi Bushati: Nuk mendoj se ndonjë njeri që është në pushtet sot dhe po ndërroi pushteti nesër, ata servilë që janë atje nuk do t’ju bëjnë gjë. Kemi prodhuar plepat numër dy. Mos t’i gënjejmë njerëzit. Kanë në dorë tenderat sekretë dhe merren me Tiren. Kanë në dorë Damianin, merren me ata të Peshkopisë atje.
Damian Gjiknuri: Injoranca juridike nuk duhet të jetë argument. Po ka një gjë që duhet të trajtojë SPAK, është përse u vunë në përgjim 50 veta nga PS me një kallzim të PD? Veprat të cilat akuzohen kanë qenë kundravajtje penale. U bë hetim serioz, janë gjetur disa persona që akuzohen atje.
Andi Bushati: Edhe Ndrea Prendi kundravatje penale ishte. Këtu 30 vjet me kundravajtje. Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte. Po, po, jemi mësuar ne me këtë.
Damian Gjiknuri: Vepra në fjalë… Keni parë ju krim të organizuar për kundravajtje penale? A mund të quhet krimi i organizuar?
Andi Bushati: Një shtet i tërë që vjedh vota, që frikëson mësues, që frikëson komisionerë, që nxjerr çamë në Dibër, kundravajtje penale e quani? Tallim by*** me dynjanë pastaj. 30 vjet është hetuar, gjykuar dhe shfajsuar. Në telefon a flisje ti, Edi Rama, Pjerini? A flisnit ju në telefon, apo jo?
Damian Gjiknuri: Përgjimet qenë të paligjshme. Të quash partinë politike, grup të strukturuar kriminal, është fundi.Unë tërmet thashë, vepër penale është kjo? Po të ishte vepër penale që të përmendësh një aktivitete teknonik, nuk e di…
Andi Bushati: Vepër penale është t’u thuash mësuesve që nesër po nuk votove partinë time nuk gdhihesh në punë, kjo është vepër penale!