Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Durrësit Emiriana Sako, duket se ka humbur terren në raport me rivalin e saj të djathtë Igli Cara.
Një nga zonat e njohura si tradicionalisht të majta, Xhafzotaj, epiqendër e ish-Komunës Rrushbull, duket se do të votëbesojë më 14 maj Carën për të ndëshkuar mungesën e vëmendjes nga ky institucion.
Një nga problematikat që ka irrituar më së shumti banorët është infrastuktura për të cilën jo pak herë edhe kanë protestuar.
Ndërkohë, problemi tjetër për të cilën Bashkia nën drejtimin e Sakos nuk i ka dhënë zgjidhje, është bllokimi i kanalit të ujrave të zeza që gjenden në sipërfaqe dhe që deri më sot nuk janë pastruar prej 30 vjetësh.
Sako duket se e ka humbur përfundmisht votëbesimin e kësaj zone teksa sondazhet përherë e më tepër favorizojnë rivalin e saj politik.