Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj tha në ABC se Altin Basha, i përfolur në media si kushëriri i Lulzim Bashës që i bashkohet PS-së është përdorur politikisht.
Ndalur tek bashkëshortja e kreut të PD e cila nuk voton dot më 25 Prill për shkak të nënshtetësisë holandeze, Mustafaj tha se kjo është çështje etike.
“Altin Basha është plotësisht I përdorur. Nga pikëpamja etike nuk është e mirë që bashkëshortja e kryeministrit të ardhshëm nuk voton dot pasi nuk ka nënshtetësi shqiptare. Është vetëm një çështje etike pasi do kishte një dëshirë të madhe të votonte. Kjo lloj propaganda që bën Erion Veliaj është primitive.
Ai tregon se nuk është vetë në njeri I lirë. T’i përdorësh këto lloj argumentesh kundër kundërshtarit politik do të thotë se të mungojnë argumente. Altin Basha shkon shumë më larg se djali I xhaxhait. Nëse ai e lejon veten të përdoret është faqja e tij e zezë. Basha është në moshën kur duhet të jetë IN. Të gjitha I ka për të qenë IN. Por instagrami është sot një mjet I rëndësishëm komunikimi. Përdorimi I mjeteve të komunikimit është shprehje e vullnetit për të komunikuar”, tha Mustafaj.
Që prej vitit 2004, Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka marrë atë hollandeze, duke mos votuar në asnjë palë zgjedhje për bashkëshortin e saj Lulzim Basha.