Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për Azem Hajdarin.
I pranishëm është ish-lideri demokrat Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij, është zotuar se do ta ngrjë PD në pidestalin që meriton.
“Merreni këtë prani këtu sot si një zotim para tribunit tonë, që në PD do ta ngrejnë në pediastalin që ajo meriton.
Demokratet dhe demokratët nuk ka forcë në botë që ti mposhtë ata, por të ecin të sigurtë më të sigurtë se kurrë, më të vendosur së kurrë për të përmbysur regjimin e pazareve dhe kakistokracisë”, tha ai.
Berisha shoqërohej nga familjarë të Azem Hajdarit mes të cilëve dhe djali Kiri Hajdari dhe qindra demokratë.
Ndërkohë që Basha shkoi në mëngjes herët dhe fshehurazi, ndërsa shoqërohej nga vetëm 6 persona.