Ish kryeministri Sali Berisha, nga Lezha ka nisur takimin me demokratët në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij Berisha foli për rrugëtimin e PD përgjatë këtyre viteve, ndërsa u shpreh se përulet përpara qytetarë të Lezhës për besnikërinë e treguar ndër vite.
Një tjetër akuzë e fortë e Sali Berishës për Lulzim Bashën. Nga Lezha Berisha tha sot se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.
“Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama ndalon bastet. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon dushanin në Prishtinë dhe Rama thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte lul brava nën emrin e të shoqes“, tha Berisha.