Sali Berisha i ka dërguar një mesazh anëtarësisë duke i kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike.
Ai i kërkon që t’i bashkohen aksionit për rrëzimin e Bashës.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb”, shkruan Berisha teksa shpërndan videon ku shfaqet një demokrat duke thyer testërën.