Klevis Balliu është zhgënjyer nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Duke dënuar vendimin për përjashtimin e Sali Berishës, ai thotë se demokratët tani janë kokëulur.
“Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike”, deklaroi sot ish-deputeti demokrat.
“Përjashtimi i Sali Berishës, sipas Balliut, është përjashtim i simbolit të opozitarizmit: “Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike, por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri. Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm, – shkroi Balliu në Fb, raporton gazeta Drita.
“Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit. I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë. Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj.”
Sipas ish-deputetit, “armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare.”