Edi Rama paralajmëroi se po vjen një krizë e madhe energjitike.
Por ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Ramën për rritjen e çmimit, duke i thënë “guxo po ta mbajti”.
“Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:
1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve.
2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe.
ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti! Sb”, shkruan Berisha.