Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nanos duke thënë se ai doli dhe foli si papagall i Edi Ramës, në një intervistë televizive pak ditë më parë.Më tej ai kërkoi që Nano të sqarojë takimin 90 minutësh me ish-presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviçin në Kretë.
“Ai një përgjigje duhet t’u japë shqiptarëve, të sqarojë takimin 90 minutësh me Sllobodan Millosheviçin në Kretë. Këtë jam përpjek t’ja çoj mesazh edhe me të tjerë, por duhet ta sqarojë, zotëri çfarë ishte ai takim,” tha Berisha.
“Keqardhje që doli si një papagall i Edi Ramës, por bëri zgjedhjen e vetë. Nuk mund të komentoj më shumë. Për mua, e them këtu, e trishtë ishte fakti që ai mbante pikëpamjen e etërve të tij për opozitën, së bashku me Edi Ramën, Ramiz Alinë dhe dikur Enver Hoxhën, tmerri ishte opozita. Meqë ia përcolla këtë, e theksoj se ai një përgjigje duhet t’u japë shqiptarëve, të sqarojë takimin 90 minutësh me Sllobodan Millosheviçin në Kretë. Këtë jam përpjek t’ja çoj mesazh edhe me të tjerë, por duhet ta sqarojë, zotëri çfarë ishte ai takim? Dihet që kanë avulluar një shishe Whiskey së bashku, dhe disa gjëra të tjera, por ato janë të parëndësishme. Si kryeministër u takon t’i thotë shqiptarëve çfarë ishte ai takim, që shqiptarët të mos e marrin vesh nga arkivat serbe,” tha ndër të tjera Berisha për “A2”.