Analisti Andi Bejtja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për humbjen e Arjan Salës, i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në magazinën që u përfshin nga flakët të mërkurën e 24 marsit.
Bejtja shkruan se autoritetet duhet t’i lenë postimet në rrjetet sociale dhe të kujdesen që familjes së Salës, tu sigurohet një pension financiar. Ndër të tjera ai thekson se në Shqipëri familjet e heronjve të vërtetë kanë nevojë për bukë dhe jo për ‘like’.
“Arjan Sala sot me te drejte eshte heroi i shume shqiptareve, por eshte e padrejte per moralin e ketij shteti dhe kesaj shoqerie qe heronjte e saj te ngelin si gjithmone vetem heronj Facebook: po e filloj nga fundi lerini fjalet postimet po sensibilizoni njerez, biznese etj, per familjen e tij dhe dy femijet e vegjel qe te kene minimalisht nje te ardhme te sigurte financial, beni maksimumin: dhe e para, ti o shtet leshi duhet ta besh dhjetefish kete, se po te ishte punetor i nderhyrjes se shpejte, qofte dhe ne nje vend afer nesh, ku punonjesi i ka te gjitha mjetet, ndoshta Arjan Sala nuk do te kishte mundesi te ishte hero…
Mos i lini heronjt tane te jene vetem heronj Facebooku e te ushqehen vetem me “like” …..Ne Shqiperi, familjet e heronjve te vertete kane nevoje per buke……Heronjte fake, po ata kane nevoje vetem per like….”, shkruan Bejtja.