Deputetja opozitare Rudina Hajdari vijon fushatën në qarkun e Elbasanit, ku ka zgjedhur të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari i fton të gjithë t’i bashkohen ekipit të saj, ndërsa thotë se shqiptarët s’mund të mbështesin më “ata që për 30 vite u pasuruan pa punuar një ditë, përtej çdo imagjinate”.
“Çfarë do bëjmë këto zgjedhje?
Do vazhdojmë të mbështesim të vjetrit, ata që për 30 vite u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar asnjë ditë, falë besimit dhe votës tonë, duke e detyruar miliona shqiptarë të largohen e duke varfëruar pjesën tjetër?
Apo do i japim forcë të rinjve dhe të rejave profesioniste, të mirëshkolluar, të aftë në profesionet e tyre e plot me pasion e ideal për ta ndryshuar vendin?
Zgjedhja është e çdo votuesi!
Ne do vazhdojmë të trokasim pa përtuar në çdo derë, në cdo lagje, në çdo fshat e të flasim me këdo për ta bindur se ndryshimi për mirë vjen vetëm duke mbështetur me votë Nismën Thurje në 25 prill!
#bashkohemi. Nëse do të jesh pjesë e skuadrës tonë në Qarkun e Elbasanit, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al”, shkruan Hajdari në Facebook.