Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë alarmin sot në lidhje me një polic të burgjeve, për të cilin thotë se rrezikon ta vrasin.
Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se polici që bashkëpunoi me SPAK-un për të zbardhur planin e vrasjes së një të penduari të drejtësisë, po e kthejnë në Shqipëri, gjë që sipas saj i rrezikon jetën.
“Policin e burgjeve që bashkëpunoi me SPAK për të zbardhur planin për vrasjen e një të penduari drejtësie po e kthejnë në Shqipëri. Po lejoni me ndërgjegje që ta vrasin siç bëtë me Mario Majollarin. Se dhe me Marion e pafajshëm këtë bete; ju konfirmuat ndërkombëtarëve se jemi vend i sigurt”-shkruan Lala.