Janë zbardhur emrat e drejtuesve të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës. Mediat raportojnë emrat e demokratëve, që do të drejtojnë fushatën elektorale në të gjitha zonat e kryeqytetit.
Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka besuar këtë detyrë të vështirë para zgjedhjeve të 25 prillit disa prej demokratëve të njohur, si Grida Duma, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.
DREJTUESIT POLITIKË SIPAS DEGËVE:
Dega Tirana 1 + 12 + 14
ALDO BUMÇI
Dega Tirana 2 + 3 + 10
JORIDA TABAKU
Dega Tirana 4 + 8
ALFRED RRUSHAJ
Kavajë + Rrogozhinë
GRIDA DUMA
Dega Tirana 5 + 7
AGRON SHEHAJ
Dega 9 + 11
ALBANA VOKSHI
Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16
BELIND KËLLIÇI
Kamëz + Paskuqan + Vorë
FLAMUR NOKA