Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008.
Në fjalën e tij Basha tha:
“Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, tha Basha.
Kushtetuta në vitin 2008 u ndryshua me konsensus politik midis PD dhe PS.
Në atë kohë kryeministri dhe kreu demokrat Sali Berisha udhëhoqen procesin e ndryshimeve pas darkordësisë nga Edi Rama.
Në vitin 2008 Ilir Meta, disa deputetë të LSI dhe partive të vogla u futën në një grevë të dështuar urie.
Basha tashmë e ka të qartë historinë, qartazi sulmon Berishën duke theksuar se ndryshimet e 2008 nuk i shërbyen demokracisë.
Nga ana tjetër i shkel syrin Ilir Metës, i cili ka qenë dhe njeriu kryesor që kundërshtoi këto ndryshime.